Vendosni emrin e domainit tuaj dhe
zgjidhni midis .com, .online, .tech, .site, .net dhe më shumë).
Si të transferoni një domain?
Hapeni domainin tuaj, merrni kodin e transferimit dhe dorëzojeni te hosti juaj i ri për një transferim të shpejtë dhe të lehtë të domainit.
Hapni domainin tuaj
Hapni domainin që dëshironi të transferoni tek regjistruesi juaj aktual.
Kërkimi i Domainit
Kërkoni për domainin tuaj duke përdorur mjetin e
transferimit të host.al.
Kodi i autorizimit
Vendosni kodin tuaj të autorizimit për të konfirmuar
transferimin.
Koha e pritjes
Shumica e transferimeve të domaineve përfundojnë
brenda 5-7 ditëve.
Pse duhet të transferoni domainin tuaj te Host.al?
Ne jemi 24/7 për t’ju ndihmuar: Nëse ofruesi juaj aktual i domainit nuk ju ofron çmimet, mbështetjen dhe shërbimin
që ju nevojiten. Nëse dëshironi të konsolidoni të gjitha pronat tuaja në një vend, ose nëse është koha për një ndryshim, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Qëllimi ynë është ta bëjmë procesin e transferimit të domainit sa më të thjeshtë dhe të shpejtë që mundemi, në mënyrë që të mund të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme për ju.
Automatik: procesi është i thjeshtë, pa pasur nevojë për aftësi teknike
Centralizim: mund të organizoni domainet tuaja të shumta në një vend
Menaxhim i lehtë: Menaxhimi i domaineve bëhet më i thjeshtë dhe efikas
Gjithmonë i përditësuar
Mbështetje globale
Çmimi më i mirë
Pyetjet e shpeshta
Këto janë pyetjet e shpeshta që përdoren në lidhje me regjistrimin të domain.al dhe hostimit në Shqipëri.
Domain .al mund të jenë aktive për një periudhë maksimale prej 10 vitesh. Kjo do të thotë se gjatë regjistrimit, domeni mund të regjistrohet për një periudhë deri në 10 vjet. Megjithatë, rinovimi i domainit mund të bëhet për një periudhë maksimale prej 9 vitesh.
Sigurisht, ju mund të blini aq domain sa ju ose biznesi juaj ka nevojë.
A mund të regjistrojmë domain në .com.al dhe nivele të ngjashme të treta të .al?
Për domainet e nivelit të tretë zbatohen rregullat e mëposhtme:
Fusha e shtimit të ID-së së kompanisë është e detyrueshme.
.com.al kërkon si dokument shtesë certifikatën e regjistrimit të kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Person Tregtar mund të kenë status ligjor.
.org.al kërkon si dokument shtesë licencën që tregon ID-në e kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të ketë status ligjor.
.edu.al kërkon si dokument shtesë licencën nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Entitet/Organizatë Publike mund të ketë status ligjor.
Në disa raste, Regjistri (AKEP) mund të kërkojë kartën e identitetit. Kjo ndodh kryesisht në rastet kur domaini është një markë tregtare.
Po, në raste shumë të rralla, AKEP mund të refuzojë regjistrimin e domainit nëse të dhënat e dhëna nga regjistruesi janë të pasakta ose të paplota. Në rast se emri i domainit tuaj klasifikohet si emër i rezervuar ose i ndaluar sipas rregullores së AKEP, regjistrimi i domainit gjithashtu mund të refuzohet. Ne inkurajojmë klientët tanë të konsultohen me listën e domaineve të ndaluara dhe të rezervuara (Shiko me shume) ose me regjistrin e markave tregtare të regjistruara (këtu).
Po, individët ose kompanitë jo-shqiptare mund të regjistrojnë domain .al përmes Host.al. Procesi është i thjeshtë: zgjidhni një emër domain.al të disponueshëm duke përdorur mjetin e kërkimit të Host.al, jepni informacionin e nevojshëm personal ose të biznesit. Paguani tarifën e regjistrimit dhe përfundoni regjistrimin. Sigurohuni që domaini i zgjedhur të jetë në përputhje me ligjet shqiptare dhe mos harroni ta rinovoni domainin përpara se të skadojë për të ruajtur pronësinë. Host.al ofron një eksperiencë të lehtë regjistrimi, duke e bërë të thjeshtë për përdoruesit ndërkombëtarë të marrin domain .al.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.