Skip to content

Si të zhvilloni një faqe interneti WordPress

Zhbllokoni bazat e pronësisë së domainit dhe thjeshtoni praninë tuaj në web


Si të zhvilloni një faqe interneti WordPress

Zhvillimi i një faqeje web mund të duket i vështirë, por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse përdorim zgjidhje të gatshme si WordPress, mund të krijojmë një faqe web me më pak mundim. WordPress është një sistem i menaxhimit të përmbajtjes (CMS- Content Menagement System) që ndihmon për të krijuar, menaxhuar dhe modifikuar përmbajtjen e një faqeje web. WordPress është një mjet që lejon kalimin dhe menaxhimin e një faqeje, duke përfshirë shtimin dhe ndryshimin e përmbajtjes dhe teksteve. WordPress ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe aktualisht fuqizon mbi 40% të të gjitha faqeve online, duke përfshirë nga blogjet personale deri te faqet online të kompanive të mëdha. Pavarësisht se është shumë i përdorur për faqe blogu, WordPress është gjithashtu i përshtatshëm për ndërtimin e faqeve të internetit të korporatave dhe dyqaneve online. Më poshtë, do të shihni një proces hap pas hapi për të ndërtuar një faqe interneti duke përdorur WordPress.

Hapi 1: Përzgjidhni një shërbim hostimi për faqen tuaj në WordPress

Së pari, duhet të zgjidhni një ofrues hostimi (web hosting), i cili është shërbimi që ju lejon të merrni hapësirë në një server ku mund të ruani skedarët që krijojnë faqen tuaj web. Një faqe web është një set skedarësh HTML (në variantin më të thjeshtë). Hapësira që ju vihet në dispozicion nga një kompani hostimi, garantimi që serveri do jetë gjithmonë online dhe gjithë konfigurimet e tjera që bëjnë faqen tuaj të jetë online janë pjesë e shërbimit të hostimit (por mbi këto ka dhe shërbime të tjera si DNS, Email etj). Host.al ofron një panel kontrolli (Plesk) që lehtëson instalimin e WordPress me një klikim. Paketat e hostimit të WordPress në internet të Host.al përfshijnë:

  • Certifikata SSL falas
  • Email falas nën domainin tuaj. Me krijimin e një faqe WordPress, ju duhet që të përditësoni sistemin sa herë që ka një dalë version i ri. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e faqes suaj të internetit. Ndërsa për ata që nuk dëshirojnë të merren me këtë, mund të zgjedhin një shërbim hostimit të menaxhuar për WordPress. Këto paketa përfshijnë:
  • Ruajtje automatik (backup) të faqes
  • Bandwith të pakufizuar
  • Mbështetje për design dhe pluginet (shtesa të WordPress)
  • Mirëmbajtja e vazhdueshme e faqes dhe sigurimi që jeni gjithmonë në versionin e fundit të WordPress

Hapi 2: Regjistroni emrin e domainit tuaj

Pasi të keni paketën e hostimit, hapi tjetër është të regjistroni emrin e domainit tuaj. Më poshtë janë disa këshilla për zgjedhjen e një domaini:

  • Përdorni një prapashtesë të njohur dhe që ka lidhje me vendin ku kryeni aktivitetin ekonomik ose profesional. Nëse faqja juaj është për një kompani shqiptare dhe synon konsumatorin shqiptar, duhet të përzgjidhni një domain .al.
  • Domainet klasik janë .com, .org, .net. Por mundësitë e gjetjes së një domain të shkurtër e praktik janë të pakëta.
  • Prapashtesa e domainit (.al apo .com) mund të ndikojë në indetifikimin e qëllimit te faqes tuaj. Nëse jeni një kompani që ofron shërbime online, mund të përdorni .net. Nëse jeni një organizatë jo fitimprurëse, mund të përdorni .org.
  • Përpiquni të zgjidhni domain të shkurtër dhe të thjeshtë. Emrat e ndërlikuar mund të jenë të vështirë për t’u mbajtur mënd. Gjithashtu duhet të shmangni vizat dhe numrat.
  • Merrni parasysh markën tuaj. Emri juaj i domanit duhet të përputhet me markën tuaj, edhe nëse është thjesht emri i kompanisë suaj ose një term që lidhet me produktet ose shërbimet kryesore që ofroni. Në Host.al ju ofrojmë mundësinë të zgjidhni emrin më të mirë të domainit për biznesin tuaj.

Hapi 3: Zgjidhni një dizajn për faqen tuaj në WordPress

WordPress është një zgjidhje e shkëlqyer për fillestarët, sepse ofron mundësinë për të përdorur dizajne të para-ndërtuara nga qindra zhvillues të apasionuar në internet. Faqja e WordPress ka mbi 10,000 dizajne falas dhe shumë opsione të tjera me pagesë. Ja disa faktorë që duhen marrë parasysh ndërsa kërkoni dizajnin më të përshtatshëm për faqen që do ndërtoni:

  • Çmimi (falas kundrejt premiumit)
  • Vlerësimet dhe komentet e përdoruesve
  • Përshtatja me celuarët (Responsiveness)
  • Kërkesat teknike (disa dizajne mund të kërkojnë më shumë personalizim se të tjerat)
  • Pasi të gjeni një dizajn që ju pëlqen, mund ta instaloni nga paneli i WordPress-it. Nëse ndryshoni mendje për dizajnin e zgjedhur, mos u shqetësoni sepse mund ta ndryshoni pa prekur në përmbajtjen e faqes suaj të internetit.
Host.Al Domain and Host

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar

Sitejet Builder është një nga produktet më të reja në WebPros dhe në versionin e tij më të fundit, është bërë integrimi më i ri i disponueshëm brënda WHMCS...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.