Skip to content

Dispute Resolution


Qëllimi
Politika e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Emrat e Domainit të Uniformuar e quajtur “Politika” është miratuar nga Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN), është përfshirë me referencë në marrëveshjen tuaj të regjistrimit duke përcaktuar kushtet dhe dispozitat lidhur me një mosmarrëveshje mes jush dhe ndonjë palë tjetër përveç regjistruesit, mbi regjistrimin dhe përdorimin e një emri domaini të internetit të regjistruar nga ju. Procedurat sipas Paragrafit 4 të kësaj Politike do të kryhen sipas rregullave për Politikën e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Emrat e Domainit të Uniformuar (Rregullat e Procedurës), të cilat mund të merren në https://www.icann.org/resources/pages/policy-2012-02-25-en dhe rregullat shtesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Nëse zotëroni një markë tregtare dhe mendoni se një domain, i cili duhet të mbulohet nga mbrojtja e markës, është regjistruar dhe po përdoret në përfitim të padrejtë, ju lutemi na kontaktoni. Ka zgjidhje të ndryshme dhe ne do të bëjmë çmos për t’ju udhëzuar gjatë procesit, dhe për t’ju ndihmuar brënda mundësive tona teknike.

Rritja e problemeve duhet të trajtohet duke paraqitur një ankesë në regjistrin për domainet.al dhe, në fund, duke hapur një çështje ligjore në një gjykatë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.