A mund të blej më shumë se një domain?
Zhbllokoni bazat e pronësisë së domainit dhe thjeshtoni praninë tuaj në web
Sigurisht, ju mund të blini aq domain sa ju ose biznesi juaj ka nevojë.
A mund të regjistrojmë domain në .com.al dhe nivele të ngjashme të treta të .al?
Për domainet e nivelit të tretë zbatohen rregullat e mëposhtme:
- Fusha e shtimit të ID-së së kompanisë është e detyrueshme.
- .com.al kërkon si dokument shtesë certifikatën e regjistrimit të kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Person Tregtar mund të kenë status ligjor.
- .org.al kërkon si dokument shtesë licencën që tregon ID-në e kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të ketë status ligjor.
- .edu.al kërkon si dokument shtesë licencën nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Entitet/Organizatë Publike mund të ketë status ligjor.
- Në disa raste, Regjistri (AKEP) mund të kërkojë kartën e identitetit. Kjo ndodh kryesisht në rastet kur domaini është një markë tregtare.
Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al
Postet e rekomanduar
Sitejet Builder është një nga produktet më të reja në WebPros dhe në versionin e tij më të fundit, është bërë integrimi më i ri i disponueshëm brënda WHMCS...
Shqipëria është nën sulm kibernetik! Ka disa muaj që grupe të lidhura me angazhime gjeopolitike kanë vendosur Shqipërinë në qendër të shenjestrës së tyre...